Loredana jep detaje rreth dokumentarit për jetën e saj, pjesë e tij edhe Mozzik

Share

Loredana ka publikuar disa sekuenca të dokumentarit të saj.

U bë e ditur javë më parë se Loredana po shkëputej për pak çaste nga muzika për një prurje të re që anon nga ana filmike, një dokumentar personal nga Loredana, i punuar në bashkëpunim me Spotify, shkruan lajmi.net.

Reperja që po korr sukses ndërkombëtar gjithnjë e më të madh po sjell një dokumentar mbi jetën e saj dhe fansat e saj mezi po prisnin, por si duket pritjes i erdhi fundi pasi ajo publikoi datën në rrjete sociale pak minuta më parë.

U mësua se ky dokumentar do jetë jo vetëm mbi karrierën por edhe për jetën personale dhe pritet të publikohet shumë shpejt, më saktësisht me datën 25 nëntor të këtij viti.

“Shpjegimi i 2 viteve të fundit në një intervistë thjesht nuk është e mundur, por përshkrimi i tyre me fotografi është. Këtu janë disa sekuenca për dokumentarin tim me katër pjesë që kam xhiruar me Spotify për më shumë se 1 vit. Shumë mendojnë se udhëtimi im tashmë ka mbaruar, por sapo ka filluar.”, tha reperja më gjerësisht për videon e publikuar.

The post Loredana jep detaje rreth dokumentarit për jetën e saj, pjesë e tij edhe Mozzik appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente