Lothar Matthaus i dhuron fanellën ikonë të Maradonës muzeut të Legjendave në Madrid

0
Shpërndaje lajmin

Një nga fanellat ikonë me numrin 10 të veshur nga Diego Armando Maradona në finalen e Kupës së Botës 1986 i është dhuruar popullit argjentinas nga ish-kapiteni i kombëtares gjermane, Lothar Matthaus.
 “Ishte e vështirë për mua të dorëzoja këtë fanellë, sepse është një kujtim shumë i bukur. Por në fund e dija se kjo relikë e mrekullueshme e historisë së futbollit, të cilën e shkëmbeva me Maradonën në finalen e Kupës së Botës, e ka vendin këtu në Madrid,” – tha Matthaus.
Maradona e shkëmbeu fanellën me Matthaus në ndeshjen finale të botërorit që Argjentina e fitoi 3-2 dhe në 36 vitet e fundit thirrjet që ajo të riatdhesohej ishin shtuar. Tani ajo do të ekspozohet në muzeun e Legjendave në Madrid. 
 
LEXONI GJITHASHTU:

Fanella e Maradonës shitet me çmim rekord

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *