LSI mbahet, i ka ngelur Fahriu, Pasmaçiu dhe Irfani

Share

Dje në media bëri bujë lajmi se ish-ministri dhe ish-deputeti i LSi një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ilir Metës, Nasip Naço kishte braktisur partinë e Monikës dhe kishte kaluar me socialistët e Rilindjes.

WhatsApp Image 2020 10 19 at 17.13.19 min

Ky ishte lajmi i radhës për largimet që kanë filluar në LSI, ku hemoragjia e kësaj force drejt pushtetit është e kuptueshmë. Askush nuk mund të qëndrojë me kothere në gojë kur Mona e Likja bëjnë pazare sa majtas e djathtas për barkun e tyre.

Por, LSI mbahet edhe pse ikën Nasipi, Lefter Koka apo drejtues lokalë nga Korça, në Fier, Vlorë, Elbasan, Durrës e Shkodër, Monika duket e qetë.
Ilir Meta i ka siguruar asaj 3 pronarë të fuqishëm mediash, të cilët janë edhe mendje ndriturit e partisë, nga ata që kanë ngelur gjithmonë.

Fahri Balliun e sigurimit të shtetit, i cili tashmë pretendon që të bëjë djalin deputet me LSI. Ikën Nasipi po vjen Klevisi.

nnn

I dyti është Irfan Hysenbelliu, i cili tashmë ka kandiduar një punëtor të tijin si kandidat të LSI në Berat. Ikën Lefter Koka apo Robert Bitri, por Fanja sjell Ardit Çelën.

I fundit nga radha po jo nga rëndësia ngelet Ylli Ndroqi, alias Xhemail Pasmaçiu.

Meta ndroqi 10 min

Ky intelektual i rangut ndërkombëtar, një diplomat karriere tashmë në hetim nga SPAK, ka median e tij si bazë lufte për LSI-në.

Ikin 5 apo 6 drejtues të LSI në Tiranë, po Xhemaili hedh në sulm Brisin dhe toçat e poçat që vijnë vërdallë e duan pushtet sa herë LSI bën pazarin e radhës.

Në fakt kohët e fundit situata është më delikate se shumë nga ata që merrnin komanda nga lart, tani po bëjnë pazare vetë nga poshtë.

Gjithsesi, LSI ka 3 personalitete, intelektualë dhe diplomat të rëndësishëm që mbulon çdo hendek të krijuar. Fahri Balliun, Irfan Hysenbelliun dhe Xhemail Pasmaçiun, është dhe një i katërt që quhet Artur Zheji, por ky s’dihet ku e ka futur Rama si dënim që të pajtohen./CNA.al


Share

Komente