Luan Bardi, kandidat në Këshillin Bashkiak të Payerne në Zvicër

Share

dfg 1

Shumë mërgimtarë shqiptarë po depërtojnë në fushën e politikës në Zvicër, duke kandiduar për një vend ku ata jetojnë. Së fundmi, edhe Luan Bardi ka shpallur kandidaturën e tij si këshilltar komunal në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak Payerne në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Luani vjen nga radhët e partisë PLR dhe për të dytën herë është pjesë e listës së kandidatëve në garë për zgjedhjet të cilat do të mbahen në zonën elektorale në Payerne më 7 mars 2021, shkruan albinfo.ch.

Luani është 30 vjeç, ka lindur në Payerne dhe punon në një kompani lokale të specializuar në rrjetet e ujit nëntokësor si bashkëpunëtor Administrativ-Teknik.

Vlen të theksohet se Luani ka qenë këshilltar bashkiak për 4 vjet, por edhe president i JLR Broye-Vully, anëtar i komitetit Broye Vully dhe kandidat për Këshillin Kombëtar në vitin 2019.

Ai është i pasionuar pas ndërtimit dhe shprehet se pjesën më të madhe të kohës e kalon duke mirëmbajtur, rinovuar dhe zhvilluar disa ndërtesa të fituara me kalimin e kohës në Payerne, me një udhëzues jo vetëm këshilltar i shkëlqyer, por zotëron edhe njohuri të mira në në shumë aspkete.

Luani ka një mesazh për votuesit me të drejtë vote në Payerne:

“Të dashur miq, ndoshta rrethanat aktuale iu kanë mërzitur aq çuditërisht, saqë zgjedhjet janë gjëja e fundit për të cilën dëshironi të mendoni. Mirëpo, e nesermja po ndertohet sot! Pra, nëse doni të më mbështesni, merrni listën e PLR ​​nga Këshilli Bashkiak, shtoni Luan Bardi.  Merrni gjithashtu listën PLR të Komunës dhe futni 2 listat në zarfin e verdhë. Nëse nuk jeni të sigurt mund të më kontaktoni direkt në facebook, do të isha i lumtur t’ju ndihmoj ! Faleminderit per mbeshtetjen tuaj!” ka shkruar Luan Bardi. /Albinfo.ch

 


Share

Komente