Luan Rama nga Vlora për zgjedhjet në LSI: “Sot mbyllja e një procesi riorganizimi, që zgjedhjet e 25 prillit të kurorëzohen me fitore”

Share

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka qenë i pranishëm sot në Vlorë si drejtues politik i qarkut për të mbikqyrur mbarëvajtjen e zgjedhjeve brenda partisë për kryetar e delegatë.

Luan Rama thotë se sot për LSI përfundon një proces riorganizimi, ristrukturimi dhe konfirmimi kurse nga nesër fillon aksioni që zgjedhjet e 25 prillit të kurorëzohen me fitore.

Deklarata e Luan Ramës:

”Vlora ka qenë dhe mbetet misionarja më e rëndësishme e historisë tonë kombëtare dhe misionare e rëndësishmë e angazhimit të qytetarëve në të mirë të vendit.Pavarësisht se vij këtu në cilësinë e drejtuesit politik por edhe si nënkryetar, por për të qenë pjesë e rëndësishme e përmbushjes së misionit për të larguar më 25 prill kastën kriminale të qeverisjes e për ta kthyer qytetarin në autoritetin që i jep e drejta dhe liria në demokraci.
Dita e sotme shënon si ditë zgjedhje për kryetarin dhe delegatët e Vlorës, shënon mbylljen e një procesi riorganizimi, ristrukturimi edhe konfirmimi dhe që nesër fillojmë aksionin, veprimin dhe angazhimin e çdo anëtari, veprimtari për zgjedhjet e 25 prill për të kurorëzuar me fitore këtë ditë të rëndësishme. Askush tjetër më mirë se në Vlorë s’mund të jepen mesazhet e rëndësishme në të cilat kalon fati i Shqipërisë.”– tha Luan Rama.

The post Luan Rama nga Vlora për zgjedhjet në LSI: “Sot mbyllja e një procesi riorganizimi, që zgjedhjet e 25 prillit të kurorëzohen me fitore” appeared first on Lajme.al.


Share

Komente