Luan Rama “shuplakë” të fortë kryeministrit: Në 8 vite vetëm ka vjedhur fondet publike, goditjen kryesore do t’a marrë nga Vlora

Share

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama në një intervistë për Euronews Albania nga Vlora tha se në tetë vite qeverisje, politikat e Ramës kanë qenë të orientuara në vjedhjen e fondeve publike dhe jo tek shërbimi për qytetarët. Ai u shpreh se LSI-ja do të bëjë një fushatë model, ndërsa shtoi me bindje se kryeministri Rama do të marrë goditje të fortë në zgjedhjet e 25 prillit.

“LSI është e angazhuar për të bërë një fushatë model, që qytetarët duhet të kuptojnë që të votojnë për Vlorën. Në tetë vjet, të qeverisjes së një klani korruptiv dhe kriminal, në Vlorë është eksperimentuar duke vjedhur fondet publike. Fasada dhe idetë virtuale në 3D, që prezanton kryeministri, nuk janë gjë tjetër, por përpëlitje e fundit të tij në dëshpërimin e madh, dhe ai e di se goditjen kryesore do ta marrë nga Vlora”, tha ai.


Share

Komente