Lufta ndaj Covid/ Nënshkruhet kontrata 26.5 milionë euro mes Kosovës dhe BE

Share

Lufta ndaj Covid-19 është kthyer në një prioritet në të gjithë botën.

Ditën e sotme është nënshkruar kontrata 26.5 milionë euro për luftimin e virusit mes Bashkimit Europian dhe Kosovës.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kontrata është e bërë për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19.

Pagesa e parë prej 20.5 milionë pritet të realizohet para fundit të këtij viti. BE-ja edhe më herët kishte ndarë mjete financiare por edhe logjistike për Kosovën për t’i ndihmuar në luftimin e pandemisë COVID-19./CNA.al.

 


Share

Komente