“Lufta ndaj korrupsionit e ka humbur rëndësinë”/ Ministri italian: Hetoni pastrimin e parave

Share

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio ndodhet në Shqipëri për një vizitë institucionale.

Di Maio po zhvillon takim me autoritetet shqiptare, ndërsa aktualisht ndodhet në një tryezë me Ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me temë “Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë”.Di Maio theksoi se Shqipëria mund të mbështet tek Italia, duke shtuar se lufta ndaj korrupsionit e ka humbur rëndësinë.

“Korrupsioni është një pengesë për zhvillimin e vendit. Korrupsioni modern përshkon edhe rrugë të reja. Italia është udhëheqëse në luftën ndaj korrupsionit. Italia është e vetëdijshme për faktin se ndodhet përballë një sfide dhe sigurish që korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, rrit largimin e kapitaleve të inteligjencës.

Kriza aktuale e thelluar nga pandemia mund të prodhojë efekte negative dhe kjo përbën rrezik. Lufta ndaj korrupsionit gjatë emergjencave ka humbur disi rëndësinë. Ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej luftën ndaj korrupsionit duke hartuar strategji. Korrupsioni lidhet me pastrimin e parave”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Itali është gatshme të ndajë përvojën për të luftuar korrupsionin.

“Shqipëria dhe Italia kanë dialoguar në kuadër të projekteve shumëpalëshe. Theksoj bashkëpunimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Italianë”, u shpreh ai.


Share

Komente