Lufta në Gaza| Shtuni: Cila është vija e kuqe që Biden i ka vendosur Izraelit 

0
Shpërndaje lajmin

Eksperti i Sigurisë, Adrian Shtuni, është shprehur se presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka kritikuar politikën e Izraelit dhe kryeministrit Benjamin Netanjahu në Gaza.
Komentet Shtuni i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, ku tha se Biden ka vendosur ndaj Izraelit si vijë të kuqe, mos-kryerjen e sulmeve në Rafah, ku janë të strehuar 1.5 milionë civilë palestinezë, pa kryer më parë evakuimin e plotë të tyre.
Shtuni tha gjithashtu se qëllimi i Izraelit është ç’rrënjosja e Hamasit, gjë që sipas tij nuk mund të ndodhë, pasi kjo lëvizje ka edhe ideologji nga pas.
“Shpresoj që ky muaj, muaji i Ramazanit që është muaj i shenjtë për myslimanët, do të jetë një kohë reflektimi dhe vetëpërmbajtjeje për të gjithë, për të gjetur një rrugë jashtë rrugës qorre të luftës që shënjestron civilët, pasi janë mbi 30 mijë të vrarë, civilë të pafajshëm.
Biden edhe të shtunën e tha se ka një vijë të kuqe për Izraelin dhe qasjen e Netanjahut e ka kritikuar ashpër. Vija e kuqe është në Rafah, ku gjenden 1.5 milionë civilë, ku janë detyruar të qëndrojnë. Pra vija e kuqe është të mos ketë operacion ushtarak në zonën e Rafah që është afër kufirit me Egjiptin, pa u bërë evakuimi i civilëve.
Biden tha specifikisht se ajo që është duke bërë Netanjahu, më tepër po shkakton probleme sesa po ndihmon interesat e Izraelit. Nuk mendoj që SHBA kanë një buton për ta shtypur për ta zgjidhur këtë problem. Duhet një qasje që të ulë të dyja palët për gjetjen e një marrëveshjeje.
Por unë e kam thënë që populli palestinez ka për të vuajtur shumë me qasjen e Hamasit, me sulmin e të cilëve nisi gjithçka. Hamasi tha se nuk janë të interesuar për marrëveshje që nuk çon në përfundimin e luftës. Izraeli e ka bërë të qartë që në fillim që do të luftojë deri në çrrënjosjen e Hamasit, por për mendimin tim nuk mund të çrrënjoset një lëvizje që ka një ideologji nga pas”, tha Shtuni.
LEXONI GJITHASHTU:

Ramazan në Gaza/ Gurra: Fëmijët po vdesin nga uria, as miell s’po hidhet nga ajri
“Vdesin foshnja se në inkubatorë nuk ka energji”, Zekthi: Çfarë po ndodh në Gaza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *