Luftë skafeve në plazhe, bllokohen 11 mjete lundruese në vend, gjobiten pronarët

0
Shpërndaje lajmin

11 mjete lundruese janë bllokuar nga policia nga Dhërmiu deri në liqenin e Komanit. Konkretisht janë bllokuar 4 Jet Ski, 1 skaf, 1 gomone dhe 5 motovarka artizanale, pasi u gjetën shkelje. Drejtuesit e tyre u gjobitën me shuma nga 10 mijë deri në 200 mijë lekë të reja.
Siguria në zonat turistike është prioritet për autoritetet këtë verë. Për këtë arsye, Policia ka bllokuar 11 mjete lundruese dhe ka gjobitur drejtuesit e tyre me shuma nga 10 mijë deri në 300 mijë lekë.
Konkretisht, në Dhërmi, në Durrës dhe në Shëngjin shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 3 Jet Ski që lundronin në zonën e përcaktuar për pushuesit.
Edhe në Palasë, është bllokuar 1 Jet Ski, pasi pronari nuk e kishte regjistruar mjetin që e jepte me qira për pushuesit.
Ndërkaq, në Radhimë të Vlorës, autoritetet kanë ndëshkuar me 100 mijë lekë, pronarin e një gomoneje, të cilën e kishte lënë në zonë të ndaluar, pranë vijës bregdetare të plazhit.
Edhe kapiteni i një motopeshkarexhe libiane është gjobitur me 300 mijë lekë, pasi u largua nga porti, pa lajmëruar kapitenerinë detare, ndërsa me shkelje janë gjetur edhe 5 varka artizanale në Shkodër.
LEXONI GJITHASHTU: 

Arrestimi i Gjicit / Gazetarja: Ja cilët mund të jenë personat pas vajzës së videos
“Qershi dhe Dashuri”, festë në Godolesh të Elbasanit, banorët ekspozojnë prodhimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *