Lugina e Preshevës kërkon të drejta sikur të serbëve në Kosovë
Shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë të drejta të barabarta, siç parashihen për serbët në planin franko-gjerman.
Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të tri komunave, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kanë bërë një deklaratë të përbashkët, në të cilën kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.
Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, në një postim në Facebook ka thënë se nuk ka asnjë arsye që t’i mohohen standardet dhe rregullimi juridik Luginës së Preshevës i cili i akordohet komunitetit serb në Kosovë./Albinfo.ch/