Lulëzojnë minat me telekomandë, kapen 4 në Vlorë, të montuara për krime në distancë
Një operacion i policisë në hyrje të qytetit të Vlorës ka vënë në pranga një 51-vjeçar nga Lezha, i cili po transportonte 4 mina artizanale që kryejnë shpërthim në distancë.
Policia, që informacionet i kishte siguruar me metodat e saj, i bëri pritë automjetit tip Ford me të cilin udhëtonte 51-vjeçari Petrit Ndoji dhe pas kontrolleve zbuloi në kroskot minat me telekomandim.
Policia ngre dyshimet se këto mina do të shiteshin në Vlorë për t’u përdorur më pas për ngjarje të mundshme kriminale.
Minat ishin të montuara sipas funksionit, me telefona, detonatorë përcjellës dhe lëndë eksplozive C4.
I arrestuari Petrit Ndonji, me banim në Lezhë, nuk dihet nëse është thjeshtë transportuesi dhe shitësi i tyre, apo është vetë personi që monton mina shpërthyese.
Më herët policia e Vlorës ka zhvilluar 2 operacione të ngjashme, ku ka kapur 5 mina me telekomandë dhe ka arrestuar 4 persona.
Nisur nga fakti se tregu i zi i krimit në Vlorë kërkon të blejë mina me telekomandë, dyshimet e arsyeshme të policisë lidhen me ngjarje të mundshme kriminale dhe për këtë arsye, strukturat e policisë e konsiderojnë aksionin si parandalim të krimeve në të ardhmen.
2 javë më parë, në afërsi të fshatit Mbrostar në Fier, policia arrestoi një person me të shkuar kriminale. Në automjet ju gjenden 21.3 kg lëndë plasëse tritol të montuara dhe gati për shpërthim në distancë.
LEXONI GJITHASHTU:
Sekuestrohen 4 mina me telekomandë në Vlorë
Shkatërrohet rrjeti kriminal në Itali, arrestohen 17, mes tyre 4 shqiptarë