Luli foli, kur do flasë Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi

Share

Dje televizioni kombëtar Top Channel, edicionin e tij të lajmeve e hapi me një shënim ku një ish deptet i kërkonte kreut të PD, Lulzim Basha të fliste për akuzat e ngritura nga ky televizon për më shumë se një javë me disa personazhe nga Kosova në lidhje me një kasetë të cilët pretendohet se Basha nuk e kishte çuar atje ku duhej por e kishte marrë dhe e kishte çuar diku ku askush nuk e thonte.

basha 2

Por, këto akuza dhe personazhet e përdorur duket se u zbërthyen lehtësisht nga dy gazetarët Halbjon Hasani dhe Telnis Skuqi të cilët publikuan fakte se filmimet e pretenduara nga Milaim Bellanica ishin transmetuar nga BBC dhe më pas ishin fshirë për shkak të pamjeve të rënda. Pra gjithçka ishte transmetuar dhe ekziston.

Gjithashtu u sigurua një video nga një televizion kombëtar norvegjez i cili vazhdon ende t’i ketë të publikuara këto pamje ku duket qartazi edhe një detaj tjetër, se personi që shoqëron ekipin e BBC në atë kohë është Dashamir Peza, ish deputeti socialist i cili doli publikisht dhe tha se këta ishin ata që kishin marrë kasetën dhe e kishin transmetuar.

Pra çdo akuzë e ngritur nga Top Channel duket se ra poshtë dhe duket qartazi pse u ngrit kjo “furtunë”. Një “furtunë” e ngritur kur Partia Demokratike, për herë të parë në këto shtatë vite po denonconte një nga aferat më korruptive të qeverisë Rama, atë të inceneratorëve. Pikërisht në këtë moment, pas shumë shkrimesh, shënimesh dhe edicioneve të lajmeve, Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha zgjodhën një strategji, të bëjnë disa emisione “Top Story” pro inceneratorëve dhe “grykat e topit” t’i kthejnë kundër Lulzim Bashës për ta detyruar këtë të fundit ndoshta që të heshtë, por kjo nuk ka ndodhur.

vjollca hoxha ben blushi compressor

Gjithësesi, dje Top Channel i cili duket si faqja e parë e “Zërit të Popullit” në kohën kur drejtohej nga Erion Braçe, i kërkoi Lulzim Bashës të fliste dhe ky i fundit foli hapur në emisionin “Opinion” me një panel gazetarësh ku iu përgjigj çdo akuze dhe duke detyruar vetë Baton Haxhiun të pranonte se e vërteta e thënë nga Top Channel nuk ishte ashtu. Basha kishte një marrëdhënie tjetër me historinë e asaj kasete.

Po tani kur do flasë Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi?

Lulzim Basha foli, akuzat i tha Top Channel, ai u përgjigj, palët mund të vazhdojnë por duhet t’i kërkojnë edhe Top Channelit të vendosë standartde, një nga pronareve të saj Vjollca Hoxha dhe Ben Blushit, drejtorit i cili është ish politikan, ish deputet ish ministër, ish kryetar i një partie të vogël.

Ben Blushi pasuria 2015 6 e1585130461867

Lulzim Basha tha dje në “Opinion” se nuk kishte folur për këtë çështje pasi kishte 15 vjet që këto akuza ricikloheshin dhe i kishte të qartë qendrimet e tij, por kishte pranuar të dilte dhë të thoshte gjithçka pretendonin nga Top Channel.
Basha foli, ndërkohë Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi prej shumë e shumë muajsh nuk iu përgjigjën akuzave ndaj tyre. Tani ne po i bëjmë disa pyetje publike edhe Vjollca Hoxhës edhe Ben Blushit për të vërtetat që ata duhet të flasin. Së pari me Blushi Blushin i cili denoncimin e

CNA.al për një pronë me vlerën rreth 400 mijë euro, pra rreth 500 milionë në Korçë, në qendër të qytetit të cilën e ka blerë për vetëm 30 mijë euro me dokumeta në vitin 2015 ne emër të vajzës së tij. I ka fshehur vlerën e vërtetë dhe kjo është një fshehje e pasurisë.

Pse Ben Blushi nuk ka folur kurrë për këtë por i ka quajtur trillime dhe shpifje. Ndërkohë që në rastin e Lulzim Bashës ku kaseta ishte transmetuar nga BBC , në rastin e Ben Blushit dokumetat janë publikuar nga ne dhe ndodhen këtu me fakte konkrrete.

Duhet që Blushi të përgjigjej dhe të fliste qartë pasi ka përgjegjësi publike si drejtori i një televizoni kombëtar por edhe si politikan që është paguar nga taksat e shqiptarëve. Me tej gjithashtu kemi publikuar ortakërinë e Ben Blushit me pronarët e inceneratorëve me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Nuk ka thënë asnjë fjalë si përfundoi bashkëshortja e tij ortake më nje kompani në Bullgari e cila më pas erdhi në Shqipëri dhe bleu 51% të aksioneve të Valetlino kafe.

I shtrojmë këto dy pyetje, ka dhe të tjera si fakti se ku i gjeti paratë, vjehrri i ndjerë i Ben Blushit apo fakti që u bë ortak me Andon Dhimën, biznesmeni të cilit disa javë më parë, dy persona shkuan t’i bënin atentat poshte shtëpisë së tij dhe Andon Dhima ka drejtuar gishtin nga Ben Blushi në rast se atij do i ndodhte diçka. Kur do flasë Ben Blushi për të gjitha këto, për pronën e fshehur në Korçë, vlerën reale të saj, për ortakërin e bashkëshortes dhe blerjen e Lori kafe, për atentatin ndaj Andon Dhimës e për shumë e shumë sulme të tjera.

Këtu mos harrojmë edhe rreth 6 mijë metër tokë në Dhërmi të cilat i regjistroi në zyrën e regjistrimit të pasurive dhe më pas i çregjistruan duke bërë katërcipërisht një vepër panale.

Foto e rregjistrit te hipotekes Vlore qe tregon veprimet mbi pronen
Foto e regjistrit te hipotekes Vlore qe tregon veprimet mbi pronen.

Për këto Ben Blushi ende nuk është përgjigjur, duhet të flasë me fakte dhe dokumeta, ose duhet të shkojë të mbajë përgjegjësi përpara SPAK.

Le të pyesim pak Vjollca Hoxhën, kur do flasë Vjollca Hoxha dhe të na tregojë si u bë ortake me inceneratorët, me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Eva Blushin duke marrë jo më pak por 2.2 milionë dollarë. Pse Top Channel e ka vendosur të bëhet thuajse si “Zëri i Popullit” dje apo pse mediat e administruara prej saj kanë sulmuar biznesmenin Arben Reli.

Cila është lidhja e saj me ortakët apo e me bashkëpronarët e Arben Relit. Pse u përdor Top Channel në sulmin ndaj këtin biznesmeni?

Cila është e vërteta e përplasjes me shumë biznese të tjera për të cilat nuk flet askush. Por, Vjollca Hoxha duhet të thotë të vertetën.

Cila është e vërteta e përballjes me aksionerët e tjerë të Top Channel?

Cila është e vërteta e përplasjes me Sokol Hysën, biznesmenin që iu fshinë disa qindra milionë lekë detyrime?

Kur do flasë Vjollca Hoxha për Albert Sinon dhe Aurel Baçin dhe gjyqet me ta?

Kur do të tregojë të vërtetën Vjollca dhe të na thotë një fjalë në lidhje me përplasjet që ka pasur me aksionerët e Digitalb.

Ka dhjetëra e dhjetëra fakte për të cilat Vjollca Hoxha duhet të flasë publikisht nga e para tek e fundit, ashtu si Ben Blushi. E në rast se dje i kërkonim Lulzim Bashës të dilte të fliste publikisht dhe të jepte sqarimin e tij, Basha dje e bëri.

Tani ka ardhur koha të flasë edhe Vjollca Hoxha edhe Ben Blushi për të vërtetat e tyre dhe për akuzat e ngritura ndaj tyre, për fakte dhe prova të vërteta nga biznesmenë dhe qytetarë të cilat kanë shkuar edhe në institucionet diplomatike në Shqipëri. Pa folur këtu për problematikat e tjera mbi ngjarjet e rënda që fillojnë në Dardhë dhe përfundojnë në Tiranë. Është koha që Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha të flasë!/CNA.al

Ekskluzive dokumenti- Ja si grabiti Ben Blushi 6 mijë m2 në Dhërmi

Nga Korça, në Vlorë/ Ben Blushi “hajdut” tokash, si u pasurua me ardhjen e Rilindjes

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Katër skandale dhe akuza që Ben Blushi si fsheh dot

Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen


Share

Komente