Lulzim Basha me parti të re? Balliu: Do të kishte zero vlerë

Shpërndaje lajmin

Ndërkohë që u tërhoq nga drejtimi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se është distancuar nga zhvillimet e fundit në këtë parti.
Në media kanë qarkulluar së fundmi takimet e tij me strukturat, ndërsa është aluduar se Basha mund të krijojë një parti të re.
Lidhur me këtë, ish-deputeti Klevis Balliu në studion e “Log.” tha se nuk e beson një gjë të tillë, por edhe nëse ndodh nuk do të kishte vlerë.
Lexo edhe: Mziu: Nuk besoj se Basha do të krijojë parti tjetër
 “Unë nuk parashikoj çfarë bën Lulzim Basha. Mund të jetë një çështje e tij dyshoj shumë.  Partia e re e Lulzim Bashës do të ketë zero vlerë”, tha ai.
Ndërkohë, Ivi Kaso shprehet se Basha është në një fazë pritje. “Unë mendoj se është në një fazë pritje. Shenjat janë sikur ka shkëputur urat. Ruan kontakte. Vetëm me 3- persona që janë njëfarë roli që nuk e njeh Rithemelimin”, theksoi ai.  g.v/

Leave a Reply

Your email address will not be published.