Lulzim Pllana përfundon mandatin si ambasador në Austri

0
Shpërndaje lajmin

Burime të “albinfo.at” kanë konfirmuar se ambasadori Pllana së shpejti do të përfundoj mandatin tij si ambasador i Kosovës në Austri.
Detaje të tjera ende nuk janë bërë të ditura, por sipas të njëjtave burime, mësohet se javen e ardhshme, ambasadori, do të mbaj një takim përshëndetës me bashkëatdhetarë dhe aktivistë shqiptar në Vjenë të Austrisë.
Albinfo.at ka provuar të merr nje prononcim nga ambasada e Kosovës dhe nga vet ambasadori Pllana, por, duke qenë se sot është ditë pushimi, qasja ishte e paarritshme.
Gjatë ditëve të ardhshme, do ju njoftojmë më gjërsisht se kur zyrtarisht do të largohet ambasadori Pllana, dhe kush do të vij si ambasador i ri në Austri
Pllana, si ambasador i Kosovës në Austri ka shërbyer zyrtarisht që nga muaj shkurt i vitit 2020. /Albinfo.at

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *