Macron merr masa për të ndaluar dhunën: Situatë e papranueshme

0
Shpërndaje lajmin

Në një deklaratë të shkurtër, presidenti Emmanuel Macron tha se dënoi dhunën, duke shtuar se situata aktuale ishte “e papranueshme dhe e pajustifikueshme”. Ai nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, por përshkroi një sërë masash në përpjekje për t’u dhënë fund trazirave, raporton BBC.
Në deklaratën e tij, Macron tha gjithashtu se do të vendoseshin më shumë forca policie në rrugë. Ai tha se prindërit duhet t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi, duke thënë se nuk ishte përgjegjësi e shtetit, por e prindërve që t’i mbanin fëmijët e tyre larg trazirave.
“Rrjetet sociale luajtën rolin e tyre në nxitjen e  dhunës, duke lehtësuar organizimin e protestave dhe duke çuar në përsëritjen e dhunës dhe do të ketë kërkesa për heqjen e materialeve me përmbajtje të ndjeshme”, theksoi Macron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *