Madonna si rrallë herë shfaqet pranë familjes: Babai im i mbijetoi shumë traumave

Shpërndaje lajmin

Mbretëresha e popit, Madonna si rrallë herë është shfaqur pranë familjes së saj. Ajo ka dy motra dhe tre vëllezër dhe arsyeja pse bëri një postim për ta është shumë prekëse.

Motra e saj nga njëri prind tani është 78 vjeçe dhe ka qenë kujdestare shtëpie për një kohë të gjatë. Mirëpo arsyeja e mbledhjes së tyre ishte babai, i cili u rrit si emigrant në Shtetet e Bashkuara dhe mbijetoi shumë trauma.

“Babai im u rrit si emigrant në Shtetet e Bashkuara dhe mbijetoi shumë trauma, por gjithmonë duke punuar shumë për atë që ka. Ai më mësoi rëndësinë e punës së madhe dhe fitimit në jetë. Unë jam shumë mirënjohës. Është e veçantë për mua të festoja ditëlindjen tuaj të 90’të me ju dhe fëmijët e mi,” ka shkruar Madonna krah videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madonna (@madonna)

Kujtojmë që së fundmi këngëtarja është komentuar shumë për lidhjen e saj me mashkull shumë vite më të ri dhe për ndërhyrjet e saja të shumta në trup, të cilat fansat i kanë konsideruar të panevojshme./abcnews.al

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *