Mahmuti: Ndërhyrja e shërbimit sekret zviceran e shpëtoi Martyn në momentet e fundit

Shpërndaje lajmin

Ai tha në emisionin Pressing në T7 se madje armët ishin futur brenda Zvicrës nga shërbimet sekrete serbe dhe se ndërhyrja e shërbimit sekret zviceran në momentet e fundit e ka shpëtuar Martyn.
“Duhet të sqarohet diçka. Lajmi i parë që është publikuar në media ka qenë një insert që është transmetuar mbrëmë në emisionin publik zviceran RTS. Nuk është deklarata bazë e MArtyt. Përkundrazi thuhet se shërbimi sekret i Zvicrës ka pasur informacione të sigurta dhe këto informacione i ka pasur të dëshmuara Ministria ku shihet në mënyrë të qartë se një operacion kriminal është përgatitur nga një grup kriminal i përgatitur mirë në Serbi. Armët janë futur në dhjetor në Zvicër dhe kanë qenë të gatshëm për të kryer operacionin. Shërbimi sekret serb i kishte çuar armët në Zvicër për vrasjen e Dick Martyt. Në ditën kur është përcaktuar të kryhet sulmi, ekipet e armatosura deri në dhëmbë të Zvicrës janë futur në shtëpinë e Martyt për mbrojtjen e tij. Tërë një aparat shtetëror ka qenë në shtëpinë e tij i armatosur deri në dhëmbë, madje kishin edhe granata dore. Katër muaj kanë qëndruar në bodrumin e Martyt dhe televizioni frankofon mbrëmë i ka publikuar pamjet nga ai bodrum”, ka thënë Mahmuti, transmeton Albinfo.ch.
Sipas tij, Marty se ka qenë i befasuar nga e gjitha kjo që ka ndodhur. “Marty nuk e ka pritur dhe ka deklaruar se ka qenë i befasuar. Ai nuk e ka pritur sepse i ka bërë një nder Serbisë”, theksoi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published.