Maji nis me mot të paqëndrueshëm në Shqipëri

Shpërndaje lajmin

Dita e parë e muajit maj do të karakterizohet nga vranësira të vazhdueshme, ndërsa në disa vende të Shqipërisë do të ketë reshje shiu.
Vranësirat do të shtohen gjatë pasdites, duke sjellë reshje shiu në shtrirjen Lindore e pjesërisht në zonat qendrore.
Ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin në një pjesë të mirë të territorit.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Vranësirat e shpeshta do të mbizotërojnë në gjithë Kosovën për gjatë gjithë ditës.
Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke sjellë shira të pakët në pothuajse gjithë vendin, ku me mot të qëndrueshëm do të jenë pjesërisht në zonat qendrore.
Rajoni dhe Europa
Europa Lindore dhe Skandinavia paraqiten në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira kalimtare do
të jetë pjesërisht qendra e kontinentit dhe Gadishulli Iberik.
Ndërsa pjesërisht Europa Jugore do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu./tch

Leave a Reply

Your email address will not be published.