January 13, 2022

Majlinda Kelmendi me lot në sy përmbyll karrierën: Kosova ka qenë frymëzimi im

Shpërndaje lajmin

Në një ceremoni të organizuar për këtë rast, kampionja olimpike e Kosovës nuk arriti të mbajë lotët, derisa me emocione falënderoi gjithë ata që e përkrahën atë në rrugëtimin e saj. Natyrisht se përveç familjes së saj, pjesën kryesore të meritave dhw arritjeve ia dedikoi trajnerit Driton Kuka.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë pse Toni është i lidhur aq emocionalisht me mu edhe me karrierën teme. Më lejoni t’ju tregoj që unë kam fillu me ushtru xhudo në moshën 8 vjeçare edhe prej fillimit e deri më sot, Toni ka qenë trajneri jem. Ka qenë Toni bashkë me familjen Kuka, Sylën edhe Agronin, të cilët i kanë pagu të gjitha shpenzimet për garat edhe për përgatitjet, jo veç për mu, po për krejt ekipin”, u shpreh Majlinda.

Ajo shtoi tutje se tani dijen dhe përvojën e saj do ta përcjell tek gjeneratat e reja, pas pensionimit si sportiste aktive.

“Një falënderim shumë shumë për vendin tim, për popullin tim, që keni qenë frymëzimi im. Ka qenë nder dhe privilegj shumë i madh për mua ta përfaqësoj Kosovën”, tha ajo.

Në këtë ceremoni zyrtare, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dekoroi kampionen olimpike të Kosovës me urdhrin “Shotë Galica”

Presidentja Osmani, shprehu mirënjohjen më të përzemërt për kampionen e shumëfishtë në xhudo.

“Ëndrrën e nisur prej moshës 8 vjeçe, Majlinda e përmbushi duke fituar çdo titull. Ajo nuk u josh që të vesh uniformën e ndonjë shteti tjetër por luftoi për ngjyrat e shtetit të Kosovës”, theksoi presidentja.

Kurse trajneri i Majlindës, Driton Kuka, foli për përvojën dhe ndjenjat që ka kaluar së bashku me Majlindën.

“Më krenove mua, krenove familjen, krenove një Komb Majlindë. Kënaqësi kur Majlinda ka pushtuar Rusinë, Brazilin dhe vende tjera që nuk e kanë pranuar realitetin e quajtur Kosovë. Të jam mirënjohës deri në frymën e fundit Majlindë”, u shpreh Driton Kuka.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *