Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi marrin gradën “kolonel” në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

0
Shpërndaje lajmin

 
Para pak ditësh xhudistet nga Kosova, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi, e cila tashmë është trajnere e xhudos dhe sportistë të tjerë shqiptarë, morën gradën “kolonel” si pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se sot në një ceremoni të veçantë, shtatë sportistë elitarë, kampionë olimpikë, botërorë dhe evropianë morën këtë gardë në një ceremoni të veçantë.
Atletja Luiza Gega, peshëngritësit Briken Calja, Erkand Qerimaj dhe boksieri Alban Beqiri, ishin katër sportistët e tjerë që morën këtë titull.Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.Rama në profilin e tij në Facebook ka publikuar disa fotografi nga ceremonia dhe ka shkruar “Krenari, Emocion, Shqipëri”.

 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *