September 25, 2021

Makina del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Shpërndaje lajmin

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Levan-Tepelenë në fshatin Buzmadh.

Mësohet se 46-vjeçari M.H., i cili drejtonte automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar.

Ndërkohë 46-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga./abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *