Makina humb kontrollin në Rrugën e Kombit/ Tre të lënduar

Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Kukës-Morinë.

Një automjet BMW X5, ku udhëtonin tre shtetas në drejtim të Kosovës, ka dalë nga rruga, për shkak të lagështirës nga reshjet e dendura të shiut duke përfunduar jashtë trasesesë.

Fatmirësisht nga aksidenti të tre personat kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Vendi ku ndodhi aksidenti përshkruhet nga një kthesë e fortë 180 grade ku nuk kanë munguar aksidentet e mëparshme me vdekje.

 

 


Share

Komente