January 19, 2022

Makina, lekë, pistoleta e heroinë, prangosen 3 shqiptarë! Mes tyre edhe një grua (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në Athinë.

Policia e Antidrogës ka bërë një ndërhyrje në një apartament në Galatsi, ku zbuloi një laborator të pajisur plotësisht për përgatitjen e heroinës, duke arrestuar tre shtetas shqiptar, dy burra dhe një grua të moshës 22, 36 dhe 60 vjeç.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve ne banesë, policia ka konfiskuar edhe 21.5 kilogramë heroinë.

Nga vëzhgimet e bëra nga policia e Athinës u zbuluan rolet, 33-vjeçari mësohet se ishte “kryetari” i organizatës, ndërkohë që koordinon trafikun e drogës.

36-vjeçari mësohet se ishte përgjegjës për transportin e drogës, si dhe për ruajtjen e parave të ardhura nga shitja, 60-vjeçarja mësohet se ishte përgjegjëse për ruajtjen e laboratorit.

Burime policore bëjnë të ditur se heroina ka përfunduar në “sheshet e vdekjes” në qendër të Athinës.

Në total u konfiskuan 21 kilogramë e 530 gramë heroinë, një revole, 13.520 euro, 30.000 lekë shqiptare, makina, një kamion, peshore precize dhe celularë./ /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *