Makina përplas një këmbësor në Lezhë, ndërron jetë

Share

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pasditen e së dielës në Lezhë, ku një person ka mbetur i vdekur.

Policia bën të ditur se në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin me iniciale B.Gj., ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.


Share

Komente