Makina përplaset me motorin te ‘Pallati me Shigjeta’, plagoset 22-vjeçari
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në afërsi të ‘Pallatit me Shigjeta’, ku i plagosur ka mbetur një 22-vjeçar.
Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 23 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 22 vjeç.
Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjen 11 kg kokainë në plazh, australiani e dorëzon në polici
Sherr në rrugët e Londrës, vritet 27-vjeçari shqiptar (EMRI)