“Makinat me targa ruse po bëjnë namin në Durrës”, Lita: Policia nuk i kontrollon

0
Shpërndaje lajmin

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ka ngritur shqetësimin se policitë dhe prokuroritë e rretheve janë tërësisht inaktive në këtë kohë të fushatës elektorale dhe se çdo çështje po ia pasojnë SPAK-ut.
Sipas Litës në Durrës nuk kontrollohet asnjë makinë me targa të huaja, ai tha se në këtë qytet ka shumë makina të blinduar ame targa ruse, të cilat policia nuk i kontrollon.
“Meqë flasim për çunat e Dubait e dini që në Durrës asnjë makinë me targa të huaja nuk kontrollohet nga policia? E dini se sa targa ‘ru’, nga Rusia janë të blinduara dhe të pakontrolluara nga policia. Në Durrës dhe askund policia nuk kontrollon, sepse prokuroritë e rrethit nuk veprojnë.
Ajo qarkorja që ka vënë Olsion Çela në mbarim të mandatit të tij, se askush nuk e thotë që i ka mbaruar mandati, nuk ka asnjë autoritet për prokuroritë e rrethit që janë inaktive, jo vetëm për krimin elektoral, por edhe për krimin ordiner. Drejtoritë e rretheve janë inaktive”,-tha gazetari Lavdrim Lita.
LEXONI GJITHASHTU:

“Gjallë në botë”, Prençi: Vis Martinaj po të ishte gjallë s’bëhej ushtar i Ramës
“Do dëgjojmë çudira”, gazetari: Kë po mbështet i shumëkërkuari Suel Çela në zgjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *