Makroni rizgjidhet president i Francës
Emanuel Makron është rizgjedhur president i Francës, pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën.
Makroni e siguroi mandatin e dytë me 58% të votave, sipas projeksioneve.
Në raundin e dytë, Makroni garoi ndaj kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila mori 42% të votave.
Edhe në vitin 2017, Makron e mundi Le Pen-in./BBC