Mali i Zi dorëzohet përballë SHBA / Nën udhëheqjen e Abazoviç ndodhë e papritura

Shpërndaje lajmin

Edhe pse i kishte rezistuar deri më tani presionit të SHBA për të vënë sanskione ndaj Rusisë, Mali i Zi është dorëzuar sot duke u bashkuar me frontin perëndimor.
Edhe pse nuk ka formuar ende qeverinë e re, shqiptari Dritan Abazovic duket se ka udhëhëqur procesin, duke dalë kundër partive pro-ruse rënditur vendin fqinj plotësisht në krah të vendeve perëndimore.
“Sapo është miratuar një paketë masash kufizuese kundër Rusisë! Faleminderit të gjithë ministrave për bashkëpunimin!”, ka thënë zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq përmes një postimi në Tëitter.
Mali i Zi kishte deri disa javë më parë një nga qeveritë më pro-ruse në Evropë, por kabineti i kryeministrit Zdravko Krivokapic u rrëzua për t’ia lënë vendin me shumë gjasa shqiptarit Abazovic. Pas vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, institucionet qeveritare duhet të ngrijnë pronat dhe burimet ekonomike të disa shtetasve dhe kompanive ruse në Mal të Zi dhe të ndalojnë punën e mediave qeveritare ruse.
Hapësira ajo e malazeze ishte e mbyllur më parë për avionët rusë, sepse vendimi formal i Qeverisë nuk ishte i nevojshëm për atë vendim.
Për shkak të mungesës zyrtare të kryeministrit Krivokapic, seancën e së premtes e ka drejtuar Abazovic. Më 1 mars, Mali i Zi iu bashkua me deklarata sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, por Qeveria e kryeministrit Krivokapic shmangu marrjen e një vendimi në mënyrë që ato të mund të zbatoheshin në praktikë.
Mali i Zi dorëzohet përballë SHBA / Nën udhëheqjen e Abazoviç, i vë sanksione Rusisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.