“Mall për vendlindjen”, poezi interpretuar nga aktorët profesionistë shkodranë

0
Shpërndaje lajmin

Poezi nën tingujt e melodisë, kështu i priti spektatorët Teatri “Migjeni” në shfaqjen “Mall për vendlindjen”, një teatër poetik me regji nga Justina Aliaj.
Që nga Mesjeta e deri në ditët tona, poezia shqipe erdhi e gjallë përmes interpretimeve brilante të aktorëve profesionistë shkodranë.
Pjesë e teatrit poetik ishte edhe Kori Polifonik “Prenkë Jakova” që nën drejtimin e maestro Gjon Shllakut i dha muzikalitet të veçantë mbrëmjes.
Teatri poetik risolli në fokus rëndësinë që ka poezia me forcën e saj shprehëse dhe emocionin drithërues që përcjell.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Motivet e Migjenit vihen në skenë në Teatrin e Elbasanit
Aktorët e teatrit “Migjeni” performojnë në rrugë, suvaja e një ndërtese lëndon artistin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *