Man City merr sërish kreun, “blindon” vendin e 5-të

0
Shpërndaje lajmin

Man City është rikthyer sërish në vendin e parë pas vetëm 24 orësh.
Qytetarët kanë mposhtur 3-0 në Etihad West Ham në javën e 34 të Premier League.
Tani ekipi i Guardiolës, mban kreun me 79 pikë, një pikë më shumë se Arsenali ndërsa kanë edhe një ndeshje më pak se rivalët për titulll.
Ndërkohë, sa i përket golave ato erdhën në pjesën e dytë me autor Ake 50′, Haaland 70′, Foden 85′. Në ndeshjen e radhës, City pret Leeds në shtëpi.
Në ndeshjen tjetër, Liverpool ka fituar 1-0 ndaj Fulham me një gol të Salah me penallti 39′. Kjo fitore e mban Liverpool në vendin e 5 me 59 pikë. /G.D /
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *