September 18, 2021

Manastirliu: Gjatë javës së hapur u kryen 70.000 vaksinime kundër Covid

Shpërndaje lajmin

Rreth 70, 000 vaksinime janë kryer për grupmoshën mbi 18 vjeç, në kuadër të  javës së hapur të vaksinimeve.

Ministrja  e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu, bën me dije se që nga fillimi i procesit numri i vaksinimeve ka arritur në 1, 138,771 .

Gjithashtu Manastirliu shprehet se varianti Delta i koronavirusit është varianti më i transmetueshëm, ndërsa bën apel që qytetarët të mos hezitojnë për të vaksinohen për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit.

Reagimi i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu:

Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi.

Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave antiCOVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *