Manchester City përgatit ofertën: 500 milionë euro për Messin

Share

Manchester City nuk dorëzohet dhe paraqet një tjetër ofertë për Lionel Messi. Pas tentativës së pasuksesshme gjatë verës, kur ylli argjentinas dukej pranë largimit nga Barcelona, klubi anglez i ka paraqitur një tjetër ofertë stafit që kujdeset për karrierën e numrit 10. Propozimi, sipas të cilit Messi do të ribashkohej me Pep Guardiolën, duket i parefuzueshëm.

Duke qenë se në fund të sezonit Leo do të largohet me parametër zero, atëherë oferta financiare lidhet vetëm me përfitimet e futbollistit. Dhe për të siguruar shërbimet e një prej lojtarëve më të mëdhenj në histori, “Citizens” nuk do të kursehen.

Sipas tabloidit The Sun, kryesuesit e Premier League kanë ofruar rreth 500 milionë euro. Shifër e jashtëzakonshme, por gjithsesi më e ulët se 700 milionët e përfolura se u ofruan gjatë vitit të kaluar. Propozimi parashikon që Messi të luajë dy vjet te Manchester City, me opsion për një sezon të tretë.

Kontrata e vendosur në tryezën e babait të sulmuesit, Jorge, mund të zgjasë deri në tetë vjet, nga të cilat dy sezone te New York City në elitën e futbollit amerikan, një vit në Indi ose Emiratet Arabe kur Leo të jetë 40 vjeç, por edhe rolin e ambasadorit për City Football Group, që kontrollon 10 klube në 4 kontinente.


Share

Komente