Manchester United nën hetim nga federata, tifozët e “Djajve të Kuq” kore ofenduese ndaj Lampard

Shpërndaje lajmin

Manchester United do t’i nënshtrohet një hetimi të Federatës Angleze të Futbollit pas koreve homofobike në fitoren e tyre ndaj Evertonit.
Një pakicë tifozësh synuan kore homofobike ndaj trajnerit të Everton, Frank Lampard gjatë ndeshjes së raundit të tretë të FA Cup ditën e premte. Në pjesën e dytë, disa tifozë të United brohoritën ndaj ish-lojtarit të Chelsea. FA do të nisë një hetim për incidentin, i cili potencialisht mund të çojë në një sanksionim.
Në një deklaratë për “The Atheltic”, ata thanë: “Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës, si dhe Njësinë e Policisë së Futbollit në Mbretërinë e Bashkuar, në lidhje me përdorimin e këtij termi.
Një pjesë e punës sonë në këtë fushë ka qenë ofrimi i autoriteteve përkatëse me deklarata të ndikimit nga mbështetësit e LGBTQ+, duke detajuar se si këngët e kësaj natyre ndikojnë në përvojën dhe ndjenjat e tyre të përfshirjes në ndeshjet e futbollit, në mënyre që një qëndrim dhe mirëkuptim më i qartë mbi këngën mund të themelohet.
Ne qëndrojmë me vendosmëri kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe po përpiqemi të sigurojmë që loja jonë të jetë një mjedis më i sigurt për të gjithë, i cili me të vërtetë përfaqon diversitetin dhe sfidon sjelljen e urrejtjes si brenda dhe jashtë fushës”.
Gjithashtu, United e ka dënuar këngën edhe më parë, ku gjatë ndeshjes ndaj Nottingham Forest ishte kënduar. Klubi më pas dha një deklaratë duke thënë: “Homofobia, si të gjitha format e diskriminimit, nuk ka vend në futboll.
Manchester United është krenar për bazën tonë të larmishme të tifozëve dhe punën që kemi bërë për të reduktuar rastet siç i dëgjuam fatkeqësisht sot. Ne do të vazhdojmë të bëjmë fushatë për përfshirje dhe për të trajtuar abuzimin diskriminues qoftë brenda stadiumeve apo në rrjetet sociale. Kjo përfshin punën me grupet e tifozëve për të edukuar tifozët për shkeljen që shkakton gjuha diskriminuese”, thuhej në deklaratën e Manchester United./h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *