Mandati i tretë/ Balluku dhe Braçe në krye të detyrës, inspektojnë investimet në nënstacionin elektrik të Karavastasë

Share

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me zëvendëskryeministrin, Erion Braçe, kryetarin e bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe drejtues të OSHEE inspektuan nga afër ndërhyrjet e bëra në nënstacionin elektrik të Karavastasë

“Testi që kaloi nga muaji dhjetor deri në muajin shkurt, me të gjitha reshjet që pati këtë vit, ishte testi më i mirë. Ne i kemi monitoruar nga OSHEE për të parë sesi do funksionojnë investimet, por ishte testi që tregoi se me këto sasi reshjesh që ne patëm, në nivele historike shumë të larta, do të jemi shumë mirë dhe të përgatitur për gjithçka që do të ndodhë në të ardhmen. Ne po investojmë kudo në sisteme të automatizuara, të cilat na shkurtojnë kohë përsa i përket identifikimit të avarive si dhe riparimit të tyre. Nëse dikur duhet të gjenim me telefon cila shtyllë ishte rrëzuar, ku ishte problemi, sot e identifikojmë përmes të gjitha sistemeve automatike se ku e kemi problemin, realizojmë ndërhyrjen, kështu që koha e riparimit është shumë më e shkurtër”, shtoi Balluku.


Share

Komente