Manja: Prokuroria të hetojë Bashën, si Karonti kërkon taksë politike për të vdekurit

Share

“Lulzim Basha duhet të heqë dorë nga roli i Karontit. Asnjë i ndjerë nuk duhet të paguajë taksën politike që kërkon ai”. Përdor një referim nga “Komedia Hynore” e Dantes Ulsi Manja, për të përshkruar akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha ndaj qeverisë, për çështjen e shifrave të viktimave nga pandemia. 

Ai e cilëson si kriminale përfshirjen e të vdekurve në atë që gjykon si informacion i rremë. “Mjaft! Çdo gjë e ka një cak! Ndoshta edhe tolerimi. Ligjet flasin qartë dhe duhen zbatuar. Organet e drejtësisë duhet të veprojnë. Njerëzit duhen mbrojtur edhe nga të papërgjegjshmit funksionalë. Përhapja e informacionit të rremë me qëllim krijimin e panikut dhe pasigurisë, është krim”, thotë Manja duke kujtuar që diçka e tillë dënohet me 5 vjet burg.

Duke nënvizuar se disa ”mendojnë se përfitojnë politikisht për krimet çnjerëzore dhe antihumane me përdorimin e të vdekurve”, kreu i Komisionit të Ligjeve  i bën apel prokurorisë të nisë hetimet.


Share

Komente