Manja: Të hetohen gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar apo të dorëhequr

Shpërndaje lajmin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët janë shkarkuar nga vetingu apo kanë dhënë dorëheqjen për shkak të këtij procesi.
Gjatë një komunikimi me kryeministrin Edi Rama nga selia e PS-së, Manja tha se kjo është një përgjegjësi e organeve të ndjekjes penale.
“Organet e tjera të ndjekjes penale dhe të hetimit, kanë përgjegjësinë kushtetuese dhe ligjore për të hetuar deri në fund, të gjyqtarëve dhe prokurorëve që dolën nga sistemi”, deklaroi ministri.
Sipas Manjës 530 gjyqtarë dhe prokurorë kanë kaluar në filtrin e vetingut dhe prej tyre, 197 janë shkarkuar.
Manja u shpreh se këta gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për deklarim të rremë, fshehje të pasurisë si dhe për dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e krijuara.
“Nga 530 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar filtrin e vetingut, 197 prej tyre janë shkarkuar për deklarim të rreme, deklarim të pjesshëm, fshehje pasurie dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e krijuara. 51 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të procesit të vetingut. 27 prej tyre kanë dhënë dorëheqjen pasi kanë marrë rezultatet e vlerësimit nga KPK”, tha miistri.
Manja deklaroi se 800 gjyqtarë dhe prokurorë, përfshirë ndihmësit ligjorë e këshilltarët ligjorë janë subjekt i rivlerësimit sot.
LEXONI GJITHASHTU

SPAK të hetojë 21 Janarin dhe Gërdecin, thotë Rama
Rama: Nuk i kam bërë presion SPAK-ut, kërkoj më shumë nga drejtësia
Rama: SPAK të hetojë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

Leave a Reply

Your email address will not be published.