Maqedoni: 142 raste të reja dhe 4 të vdekur nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend brenda 24 orëve të fundit, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
Raste të reja: 142
Riinfektime: 25
Të vdekur në 24 orët e fundit: 1
Të vdekur të raportuar nga Termini im: 3
Të shëruar: 198
Testime: 1.997
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.112. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, i ndjekur nga Manastiri dhe Prilepi.
Nga fillimi i pandemisë:
Të infektuar: 308.294
Të shëruar: 297.922
Të vdekur: 9.260
Testime: 1.990.996