Maqedoni: Dakordësi për “shtetësinë”, Zoran Zaev bind opozitën shqiptare

Shpërndaje lajmin

Pas negociatave me kryeministrin Zaev mbi Ligjin për Shtetësinë, opozita shqiptare ka tërhequr amendamentet ndaj pakos së pestë ekonomike në Kuvend.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kishin bllokuar ligje të ndryshme në procedurë parlamentare duke parashtruar mijëra amendamente, si kundërpërgjigje ndaj bllokimit të Ligjit për Shtetësinë.

Megjithatë, në takimin e fundit mes krerëve të opozitës shqiptare dhe kryeministrit Zaev u arrit përparim, i cili duhet të finalizohet me marrëveshje për ligj të ri ditëve në vijim.

Deputeti i koalicionit shqiptar të opozitës, Elmi Aziri, tha për Euronews Albania se opozita nuk e kishte qëllim të bllokonte Parlamentin dhe për këtë ka vendosur të tërheqë amendamentet e depozituara kundër pakos së pestë ekonomike për anti-covid, përcjell Albinfo.ch.

“Kundërshtitë nuk ishin vetëm të mazhorancës, por edhe të opozitës maqedonase. Opozita maqedonase i tërhoqi amendamentet dhe ne kemi konfirmuar më herët  se nuk jemi për bllokim, bllokimi i Parlamentit nuk është si shkak, por si pasojë. Ne në shenjë të vullnetit të mirë i tërhoqëm amendamentet, të cilat i patëm dorëzuar si shenjë bllokade për masat e pakos së pestë ekonomike anti-Covid”, tha ai.

Ai beson se deri në fund të javës do të hartohen draftet në lidhje me këtë problematikë.

“Ditëve në vazhdim priten të takohen komisionet e opozitës shqiptare dhe të ekspertëve të qeverisë për t’i harmunizuar argumentet dhe presim që deri në fund të javës të kemi një draft sa i takon kësaj problematike”, shtoi ai.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *