Maqedoni e Veriut: 22 të vdekur brenda 24 orëve nga Covid-19

Share

420266798 highres 4

Maqedonia e Veriut vazhdon të shënojë numër të madh të viktimave nga virusi sars-cov 2. Përgjatë 24 orëve të fundit, autoritetet maqedonase raportojnë se 22 pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga kryerja e 2953 testeve të dyshuara, 556 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Po ashtu, autoritetet shëndetësore njoftojnë se në orët e fundit janë shëruar 404 qytetarë, ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus, që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 86150.

Deri tani, në këtë shtet kanë humbur jetën 2614 qytetarë, shumica prej tyre me sëmundje të tjera shoqëruese.


Share

Komente