Maqedoni e Veriut, opozita ultimatum qeverisë për zgjedhje të parakohshme

Shpërndaje lajmin

Maqedonia e Veriut është në prag të një krize tjetër politike pasi opozita po kërcënon me bllokimin e punës së Kuvendit.
Partia opozitare VMRO DPMNE-ja i dha ultimatum pushtetit deri më 10 maj që të dakordohen për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të kundërtën paralajmëruan masa për paralizimin e Kuvendit dhe trupave parlamentarë.
Opozita beson se pas fitores së tyre në zgjedhjet lokale, qeveria aktuale nuk ka më legjitimitet për të udhëhequr shtetin.
Gazetari i Euronews Albania në Shkup, Benjamin Arifi raporton se deri më tani nuk janë zhvilluar bisedime midis kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe Hristijan Mickoski.
“Gjërat nuk kanë lëvizur që nga publikimi i ultimatumit të VPRO DMPNE. Deri më tani nuk janë zhvilluar bisedime direkte mes pushtetit dhe opozitës. Dje, kryeministri tha se do të takohej me kreun e opozitës për çdo temë por jo për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare”, tha ai.
Sipas sondazheve të fundit, 39% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë pro zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, kundrejt 32% që janë kundër.
LEXONI GJITHASHTU

Opozita në RMV kërkon zgjedhje të parakohshme, paralajmëron bllokim të Kuvendit
Ndarja e Shqipërisë nga RMV për negociatat, Talat Xhaferi: Kjo varet nga BE

Leave a Reply

Your email address will not be published.