Maqedoni: Gjobiten 390 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Share

Nga MPB njoftojnë se janë gjobitur 390 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Gjatë 24 orëve të fundit (06/07.01.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 537 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit”, thonë nga MPB.

MPB u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Covid-19./Telegrafi/


Share

Komente