Maqedoni: Kriza mund të përkeqësohet
Nga muaji shkurt, kur nisi lufta në Ukrainë, e deri më tani, çmimet e produkteve ushqimore bazë kanë shënuar rritje prej mbi 100 për qind, si qumështi, vaji, buka, mielli, sheqeri e artikuj të tjerë, kurse te pagat nuk ka pasur asnjë rritje bazuar në të dhënat e Entit të Statistikës.
Sipas të dhënave të Entit, shporta e konsumit për një familje katëranëtarëshe ka arritur në 50.000 denarë apo rreth 800 euro, ndërkohë që paga mesatare sillet jo më shumë se 500 euro.
Nga Qeveria thonë se kriza mund të përkeqësohet, por garantojnë se ushqime do të ketë, sikur që besojnë në sigurimin edhe të shërbimeve të tjera, si furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
“Kemi plan dhe qytetarët nuk duhet të shqetësohen. Do të sigurojmë ushqim të mjaftueshëm për të gjithë qytetarët”, tha ministri i Bujqësisë, Lupço Nikolovski, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ku prezantoi modelin e ri për subvencionimin e bujqësisë.