Maqedoni: Ndërpritet seanca e Kuvendit, opozita gris planin francez

0
Shpërndaje lajmin

Seanca e Kuvendit në Maqedoninë e Veriut është ndërprerë teksa aty po diskutohej për planin francez për zgjifhjen e kontestit ke Bullgarinë, transmeton Albinfo.ch.
Kjo seancë edhe gjatë ditës u zhvillua mes tensionesh pasi që zhurma e shkaktuar nga opozita bëri që kryeministri të linte  seancën, e cila pritet të vijojë sërish nesër në orën 11 të paradites.
Deputetët e opozitës vazhdimisht kanë kundërshtuar propozimin , madje edhe para shefes së komisionit evropian Ursula von der Leyen e cila foli para ligjvënësve t’i bindur ata se miratimi i këtij propozimi  e sjell vendin më afër BE-së..
Por kur ajo nisi të merrte fjalën e saj, Dimitar Apasiev, deputet i partisë “E Majta”, u ngrit nga vendi dhe ju drejtua foltores duke i lënë asaj një pankartë me mbishkrimin ‘JO’.
Këtij akti presidentja e KE-së iu me fjalinë “Të falenderoj për këtë sjellje demokratike, dhe e ktheu tabelën nga ana tjetër”.
Ndërsa Deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanoska grisi  dokumentin para parlamentin, duke i quajtur  tradhtarë deputetët e pushtetit dhe kërkoi refuzimin e propozimit. Ndërsa deputeti Ali Mehmeti nga BDI tha se propozimi duhet miratuar pasi nuk cenon aspak maqedonasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *