October 28, 2021

Maqedoni: Nga e mërkura pritet lehtësimi i masave, kafiteritë dhe restorantet fillojnë punën

Shpërndaje lajmin

Sipas burimeve të Alsat nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, kafiteritë dhe objektet e tjera gastronomike nga e mërkura do të fillojnë punën, në tarraca dhe hapësira të tjera jashtë objektit.

Fillimisht planifikohet që kafiteritë dhe restorantet të punojnë deri në  orën 20:00 ose 21:00. Mësojmë se pasnesër do të shqyrtohet nëse ora policore do të fillojë në ora 21:00 apo 22:00, përcjell Albinfo.ch.

Të martën këto masa do të votohen në Qeveri me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Duke pasur parasysh se gjendja me Covid-19 është më stabile, thonë jozyrtarisht, nga qeveria planifikohet që të mos ketë orë policore për festën e Pashkëve dhe Bajramit, por për këtë do të vendoset në mënyrë plotësuese.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *