April 15, 2021

Maqedoni: Rritet ndjeshëm numri i regjistrimeve nga diaspora

Shpërndaje lajmin

Vijon procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Euronews raportoi nga Shkupi se ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i aplikimeve nga diaspora.

Në ditët e para të nisjes së censusit kishte probleme teknike me aplikacionin, por deri më tani janë regjistruar 130 mijë qytetarë nga diaspora.

Listën e kryesojnë emigrantë nga Zvicra dhe më pas nga Gjermania dhe Italia.

Ndërkohë autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje që kjo drejtë të shfrytëzohet nga qytetarët.

Sa i përket popullatës vendase, procesi i regjistrimit fillon më 1 prill dhe autoritet kanë paralajmëruar se do të ketë edhe gjoba prej 300 euro për ata që refuzojnë.

Regjistrimi i fundit është bërë në vitin 2002 dhe ka pasur një tentativë edhe në vitin 2011, por ka dështuar.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *