Maqedoni: Seancë e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Share

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet seancë e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në rend dite të seancës është përcaktimi i Propozim- vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtar dhe zëvendës të tyre të komisioneve të Kuvendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe propozim- vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarit, zëvendës të kryetarit, anëtar dhe zëvendës të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvend.

Anëtarët e këtij komisioni do ta shqyrtojnë edhe Propozim- vendimin për themelimin e grupeve parlamentare në Kuvend për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera si dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të këtyre grupeve parlamentare.

The post Maqedoni: Seancë e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente