October 15, 2021

Maqedoni: Shqiptarët i besojnë Qeverisë më shumë se maqedonasit

Shpërndaje lajmin

Tetë muaj pas formimit të Qeverisë, sondazhet e opinionit publik tregojnë indikacione serioze të pakënaqësisë, gjegjësisht 75% e qytetarëve janë të mendimit se Maqedonia e Veriut është shtet që funksionon në krizë politike.

Anketa “Besimi në Qeverinë dhe zgjedhjet lokale” e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, të cila e zbatoi “M-Prospekt”, tregon se rreth tre të katërtat e qytetarëve mendojnë se vendi është në krizë politike, shkruan Koha.mk, përcjell Albinfo.ch.

Simpatizantët e VMRO-DPMNE-së (87.6%) dhe të papërcaktuarit (78.6%) janë në numër më të madh mes tyre. Të pyetur se cila është zgjidhja për tejkalimin e krizës politike, një numër i madh të qytetarëve, përkatësisht 36% thanë se dalja nga kjo situatë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, rreth një e katërta besojnë se Qeveria ka fuqi të vazhdon dhe të ballafaqohet me krizën, derisa për 15.7% të qytetarëve, zgjidhja është formimi i një koalicioni të zgjeruar mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *