April 14, 2021

Maqedonia e Veriut nuk ndryshon masat anti-Covid

Shpërndaje lajmin

Maqedonia e Veriut ka vendosur të mos ndryshojë masat kundër koronavirusit.  Në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive është shqyrtuar edhe situata epidemiologjike.

“Këtë mëngjes Komisioni për Sëmundje Infektive ka mbajtur mbledhje dhe pas shqyrtimit të situatës epidemiologjike, për momentin nuk do të ketë plotësim të masave. Mbeten në fuqi masat tashmë të miratuara për mbrojtje nga virusi”, bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë.

Në fuqi është masa për orë policore nga ora 22:00 deri 05:00, e cila do të zgjasë deri më 6 prill.

Institucionet shtetërore apelojnë për respektim të masave për mbrojtje, si mbajtja e maskës dhe distancës fizike.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë në spitale për shkak të COVID-19 në RMV është 1.537, ndërsa ka edhe rreth 250 shtretër të lirë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *