October 23, 2021

Maqedonia e Veriut nuk raporton asnjë humbje jete nga COVID-19

Shpërndaje lajmin

Situata epidemiologjike e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut paraqitet e stabilizuar, madje  shifrat dëshmojnë se kurba e infektimit ka shfaqur prirje rënëse.

Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj thotë se në 24 orët e fundit janë evidentuar gjashtë raste pozitive dhe asnjë humbje jete.

Autoritete shëndetësore kanë kryer 3147 teste, ndërsa katër pacientë janë shëruar duke e çuar këtë shifër në 149.950, që nga fillimi i epidemisë.

Qyteti më i prekur nga epidemia është Shkupi, i cili raporton numrin më të lartë të viktimave. Deri tani në Maqedoninë e Veriut 5484 kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *